Gjykata Speciale e Hagës shpalli sot dënime të rënda për katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite.
Të lidhura
None found

Pas këtij vendimi, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Një prej tyre erdhi nga mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili ripostoi shkrimin e kryeministrit Edi Rama me fjalën “Marre”.
Edhe futbollisti me origjinë nga Shtima, njësoj si Rey Manaj, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e ashpër ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
