Operohet Romario, legjenda e Brazilit dhe Barcelonës

Ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares së Brazilit, Romario, është shtruar së fundmi në spital në vendin e tij të lindjes, Rio de Janeiro.

Legjenda është shtruar në spital pasi i është dashur t’i nënshtrohej një operacioni urgjent për të hequr fshikëzën e tëmthit.

Ish-sulmuesi është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe pritet që në ditët në vazhim te dalë nga spitali. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2021 22:34