Operohet Florentino Perez, mësohet gjendja shëndetësore e presidentit të Real Madrid

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, u operua me sukses për një nyjë pulmonare.

Ndërhyrja u krye në Spitalin Universitar Puerta de Hierro në Majadahonda dhe përfundoi rreth orës 11:30, siç raporton “MARCA”.

Prognoza e presidentit të Realit është e mirë, ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe në orët e ardshme do të mund të largohet nga qendra mjekësore. Natyrisht Florentino Perez do të ketë nevojë për disa ditë pushim para se të mund të kthehet në punë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.10.2022 14:55