Ka raporte të jashtëzakonshme që Gennaro Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm disa javë pasi mori detyrën e re.
Ish-trajneri i Napolit dhe Milanit pranoi këtë rol një muaj më parë, duke zëvendësuar Beppe Iachinin.
Sipas “Calciomercato.com”, “Sportitalia” dhe “Sky Sport Italia”, ka një tension në rritje në klub midis Gattusos, presidentit Rocco Commisso dhe Menaxherit të Klubit Giancarlo Antognoni.
Gattuso kishte hezituar para se të pranonte punën, pasi ai donte garanci se ekipi do të përmirësohej në mënyrë të përshtatshme në tregun e transferimeve.
Sidoqoftë, negociatat për lojtarë të ndryshëm, përfshirë Nico Gonzalez dhe Sergio Oliviera nuk kanë përfunduar akoma.
Elementi që shkakton edhe më shumë probleme është se ata janë lojtarë të propozuar nga agjenti Jorge Mendes, i cili gjithashtu e përfaqëson Gattuson.
Madje është konsideruar e mundur që Gattuso mund të prishë kontratën dhe të largohet nëse nuk sheh progres të shpejtë në këtë drejtim.
Tensioni është mbi të gjitha rreth Antognonit, një legjendë dhe ikonë klubi, kontrata e të cilit si menaxher i klubit skadon më 30 qershor.