Sipas Sport, Barcelona shpreson ta shohë brazilianin të largohet drejt Newcastle në afatin kalimtar të janarit.
Braziliani ishte pjesë e planeve të Ronald Koeman, pos pas shkarkimit, kemi parë që trajneri i përkohshëm Sergi Barjuan nuk i jep shanse.
Në ndeshjen ndaj Alaves, Coutinho u fishkëllua nga tifozët dhe Barjuan tha: Kam biseduar me të gjithë dhe me Coutinhon. I thashë që gjithashtu u fishkëlleva në Camp Nou. Shpresojmë të rigjejmë Coutinhon e Liverpoolit.
Sipas Sport, trajneri i ardhshëm i Barcelonës, Xavi nuk dëshiron ta këtë ish futbollistin e “Reds” në skuadër, sidomos me rikthimin e Ousmane Dembele nga lëndimi.
Coutinho do këtë shanse të vogla që të luajë, andaj Barcelona është duke menduar ta lejojë të huazohet te Newcastle gjatë janarit, në rast që pranon.
Newcastle për momentin renditën në pozitën e 19-të dhe janë duke ndërtuar një projekt që të bindin lojtarët e mëdhenj, por ende nuk dihet nëse Coutinho është i hapur ta pranojë këtë sfidë dhe të mos luajë në garat evropiane./