Një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, Roma tenton të “blindojë” Mancinin

Ekipi i Romës tenton të “blindojë” një nga yjet e ekipit, Gianluca Mancini i cili ka kontratë deri në vitin 2024 me kryeqytetasit.

Mancini është një nga mbrojtësit më të mirë dhe më premtues në Serie A dhe jo vetëm.

Sipas ‘Calcio Mercato’, agjenti i futbollistit prej kohësh ka nisur bisedimet me krerët e ‘Gjallorosovë’ për një kontratë të re.

Mancini aktualisht përfiton dy milionë euro në sezon, kurse me marrëveshjen e re që pritet të finalizohet së shpejti do të përfshihet edhe rritja e pagës.

Mbrojtësi, këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje me fanellën e Romës në të gjitha garat, duke realizuar një gol.

 

 


Shtuar 5.10.2021 23:52