Dinamo sfidon nesër Audan në “Elbasan Arena”, në lojë kualifikimi në “play-off

Dinamo do të përballet nesër në orën 21:00 me Audan, në ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues të Conference League, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Për kryeqytetasit, synimi është përmbysja e rezultatit dhe sigurimi i vazhdimësisë në Europë.

Të lidhura

None found

“Blutë” u mundën minimalisht 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në Riga të Letonisë, por rezultati e ka lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja paraqitet me përllogaritje të reja, ndërsa do t’u qëndrojë besnike metodave të mëparshme që kanë dhënë rezultat.

Besimi i Dinamos mbështetet edhe te paraqitjet bindëse që ekipi ka bërë në ndeshjet e kthimit nën drejtimin e Dajës. Strategjia e trajnerit ka funksionuar deri tani, ndërsa një tjetër avantazh për dinamovitët është ndjesia e të luajturit në shtëpi. E njëjta gjë ndodhi edhe kundër Aluminij, kur skuadra sllovene u mposht 3-0.

Daja pritet të përdorë sërish taktikat dhe “kartat e vjetra” që e kanë ndihmuar në sigurimin e kualifikimeve. Këtë qasje e ka zbatuar në sfidat e para eliminatore, por edhe më herët gjatë aventurave me Skënderbeun dhe Ballkanin. Tashmë, në krye të Dinamos, trajneri është gati të konfirmojë edhe një herë statusin e tij si “ekspert” i përballjeve ndërkombëtare.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomganobet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet