Një Barcelonë perfekte, përmbysje spektakolare ndaj Atleticos

Barcelona ka shënuar një fitore spektakolare ndaj Atletico Madridit në La Liga.

Katalonasit triumfuan 2:4 në udhëtim, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.

Julian Alvarez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 45-të të ndeshjes.

Sorloth shënoi për 2:0 në minutën e 72-të dhe kur u duk se do të ishte e pamundur për Barcelonën të dilte me rezultat pozitv, katalonasit menduan ndryshe.

Leëandoëski ngushtoi rezultatin dy minuta më vonë, kurse Ferran Torres barazoi shifrat në minutën e 78-të.

Lamine Yamal shënoi për 2:3 në minutën e dytë shtesë, duke bërë përmbysjen spektakolare.

Në minutën e tetë shtesë, Ferran Torres shënoi për 2:4 dhe fitoren e madhe.

Me këtë fitore, Barcelona merr primatin me 60 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Atletico Madridi mbetet i treti me 56 pikë dhe ngec prapa në garën për titull.


Shtuar 16.03.2025 23:45