Protesta e qytetarëve të Divjakës kundër platformës së re administrative territoriale të propozuar nga PS ka hyrë në ditën e 43-të. Banorët kërkojnë që kjo nismë të mos miratohet nga Kuvendi, ku pritet të shqyrtohet pas disa ditësh.
Sipas gazetarit Juljan Kasapi, në kuadër të kësaj platforme nuk është zhvilluar asnjë konsultim publik me banorët e Divjakës dhe të njësive administrative Tërbuf, Gradishtë, Grabjan e Remas.
Të lidhura
None found
Mbrëmjen e së premtes, protesta u zhvillua pa fjalime, ndërsa qytetarët përsëritën sloganet: “Divjaka bashki, Mazniku propozon, Divjaka kundërshton” dhe “Divjaka qytetarëve jo e pushtetarëve”, ndër të tjera.
Pas përfundimit të tubimit, protestuesit vijuan marshimin e përnatshëm në rrugët e qytetit, duke bërë thirrje dhe duke kërkuar mbështetje. Në fund ata deklaruan: “nesër më shumë”.
