Tragjedi në SHBA/ 11-vjeçarja dyshohet se vrau me armë vëllanë e saj 15-vjeçar, nis hetimi

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga motra e tij 11-vjeçare, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur Shtetet e Bashkuara.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi në qytetin Edmond, ku Departamenti i Policisë mori një telefonatë për të shtëna në një zonë banimi rreth orës 4 të pasdites.

Pas mbërritjes në adresën e raportuar, efektivët gjetën të miturin pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Menjëherë pas kësaj, autoritetet nisën punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e personit përgjegjës.

Hetuesit arrestuan motrën 11-vjeçare të viktimës pak para orës 1 të mëngjesit të ditës pasuese, bëri të ditur policia.

E mitura u transferua në një qendër paraburgimi për të mitur, ndërsa ndaj saj u ngrit akuza për vrasje të shkallës së dytë.

Deri më 11 shtator, autoritetet nuk kishin bërë publike të dhëna të tjera për rastin, për shkak se në të janë përfshirë të mitur.

Shkaku që çoi në përdorimin e armës ndaj 15-vjeçarit mbetet ende i paqartë. Policia dhe Zyra e Prokurorit të Qarkut të Oklahomës nuk kanë dhënë informacione shtesë mbi rrethanat e kësaj tragjedie.


Shtuar 11.09.2026 23:13

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet giriş