Nga Tevez te Cuadrado, 10 gola të paharrueshëm të Juves në ndeshjen hapëse të Champions

Debutimi i këtij viti përfundoi me disfatë, por performanca e ekipit frymëzoi optimizëm te tifozët.

Juventusi pati një debutim të vështirë në Ligën e Kampionëve në Paris të martën mbrëma, duke humbur 2-1 nga Paris Saint-Germain.

Ndërsa Weston McKenny arriti të shënonte një gol prestigji, kanali zyrtar i klubit në YouTube na kujtoi dhjetë goditje të paharrueshme të lojtarëve të Zonjës së Vjetër nga sezonet e mëparshme të Champions League.

Zgjedhja përfshin dyfishin e paharrueshëm të Carlos Tevez kundër Malmö-s në 2014, si dhe goditjet e shkëlqyera nga Mario Mandzukic dhe Alvaro Morata në fitoren kundër Manchester City në 2015.

Goli mahnitës i Juan Cuadrado kundër Atletico Madrid pa dyshim është paraqitur edhe në këtë video. /albeu.com/