“Paris 2024”/ Magjia e Lojërave Olimpike, nga parada e anijeve në Senë, te performanca e artisteve botërore (FOTO)

Parada e anijeve në Senë, flaka olimpike nën një ballon, Lady Gaga dhe Celine Dion. Lojërat e 33 verore, filluan me një festë spektakolare, të superlativave.

Ceremonia e hapjes filloi me një shfaqje mahnitëse të tymit me ngjyra që ngjan me flamurin francez që ngrihet mbi Pont d’Austerlitz.

206 kombe në 85 anije, që me rreth 6.800 sportiste dhe sportistë nga 206 vendet pjesëmarrëse në komitetin Olimpik përshkuan rrugën gjashtë kilometra duke kaluar krah atraksioneve ikonike të Parisit si katedralja e sapo restauruar Notre-Dame, Louvre apo shehsi Place de la Concorde në drejtim të kullës Eiffel.

 


Pavarësisht shiut të vazhdueshëm rreth 320.000 spektatorët ndoqën plot entuziazëm spektaklin shumëngjyrësh. Spektakli me drita e muzikë u shoqërua nga performancat e artistëve: kërcimtarë, këngëtarë, akrobate që prezantuan shfaqjen e konceptuar nga regjisori francez i teatrit.

Gjatë garave olimpike, organizatorët parashikojnë një numër mbi dhjetë milionë vizitorësh.

Për zhvillimin e garave janë përcaktuar gjithsej 35 vende të ndryshme, garat kryesisht do të zhvillohen në Paris, por edhe disa disiplina të tjera në Lille, Marseille apo Lyon.

Garat e sërfimit do të zhvillohen në Tahiti gati 10.000 emaile larg Parisit. Në fund të garave olimpike verore në Paris nga 28 gushti deri më 8 shtator, do të zhvillohen dhe Paralympics. Ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore 2030, do të zhvillohen po në Francë.