Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Himarës ka kallëzuar këtë të shtunë në SPAK kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.
Mësohet se shkak për këtë kallëzim është transferimi i gjendjes civile nga Dropolli në Himarë.
KALLËZIM PENAL
KALLËZUES: Petraq Gjikuria i biri Epminonda dhe Zaharrulla i datelindjes 08.08.1964 lindur dhe Banues ne Dhermi Himare me shtetesi Shqiptare dhe Amerikane, Kandidati per Kryetar Bashkie ne zgjedhjet vendore te dates 4 gusht ne Himare.
OBJEKTI:
KUNDER: Vangjel Tavo, ish-Prefekt I Qarkut Vlorë, Kandidat i Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore per Bashkine Himare me bani m ne Palase Himare.
Grigor Tavo, Harrallamb Tavo, Pavllo Tavo, Redjan Gjini, Eftalia Gjini, Nisli Gjini, Mustafa Gjini, Fatbardha Gjini, Bleona Gjini, Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka, Eli Taqi Decka, Kristina Ahilea Decka te gjithe banues ne Borsh Himare.
Drejtuar : Prokurorise se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
I Nderuar z./znj/Prokuror/e
Une kallezuesi jam regjistruar si kandidati i Opozites se Bashkuar ne zgjedhjet e pjesshme vendore per Bashkine Himare qe do te mbahen ne daten 4 gusht 2024.