Talenti shqiptar, Stiven Shpendi, po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij, teksa është shndërruar në një nga të rinjtë më premtues në Serinë C italiane.
Sulmuesi i lindur në vitin 2003, është shndërruar në një bomber të vërtetë tek skuadra e Çezenës, teksa ka arritur të shënojë 8 gola kjëtë sezon, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të Serisë A.
Interes për shërbimet e shqiptarit kanë shfaqur Milani, Fiorentina, Sasuolo, Empoli, Bolonja dhe Kaljari. Gjasat janë të mëdha, që me këtë ecuri, Stiven Shpendi, në sezonin e ardhshëm, të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Kujtojmë që 19-vjeçari është pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, së bashku me vëllain e tij binjak, i cili gjithashtu është pjesë e Çezenës.