Nga arrestimi te kazinoja, Pique tregon aventurën te Man United

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka folur në kanalin e famshëm Youtube, “The Wild Project”, në lidhje me periudhën që futbollisti kaloj tek Mançester Junajtid në Angli.

Pike është ndalur të tregoj historinë e një arrestimi të tij gjatë kësaj periudhe, dhe sesi kishte arritur të shpëtonte, fal disa monedhave që kishte me vete në ato momente.

“Nuk ndalova në një semafor të kuq, dhe pak minuta më vonë policia më arrestoi, ishte viti para se të transferohesha tek Barcelona.

Më bënë testin e alkolit dhe dola pozitiv. Karriera ime sapo u shkatërrua. Në ato momente mendova se gjithçka mbaroi për mua.

Më çuan në rajon për të përsëritur dhe njëherë testin para burgimit. Në ato momente polici që më shoqëronte u largua dhe më la vetëm.

Në xhep kisha disa monedha. Në ato momente u kujtova se një miku im më kishte treguar se nëse do të thithje monedha para se të bëjë një test alkoli, ai do të dilte negativ.

E provova dhe ashtu doli. Nuk mund ta besoja, më liruan. Më pas nuk shkova në shtëpi, por drejt një kazinoje.” U shpreh Pike.


Shtuar 3.04.2022 19:54