Ekipi japonez i Gamba Osaka nuk mundi të përballonte fuqinë e PSG-së në këtë ndeshje miqësore.
Francezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin e thellë 4-1. I pari që shënoi ishte Sarabia në minutën e 28-të, më pas Neymar në të 32-tën me anë të një penallti të fituar nga vet ai.
Brenda zonës së rreptësisë, mbrojtësi i ekipit Japonezi i ndërhyri Neymar-it por nuk arriti ta prekte fare sulmuesin brazilian. Nga përsëritjet duket qartë se Neymar e ka ekzagjëruar duke simuluar sikur të ishte një ndërhyrje e rëndë.
Mediat sociale kanë shpërhtyer me komente duke u tallur me Neymar, edhe pse nuk është diçka e re pasi Neymar është parë shpesh të bëjë të tilla skenash./ h.ll/albeu.com
Penalty ?????? no way #neymar no way pic.twitter.com/w9e4agxAjc
— FCB_Kymdon✪ (@Donn8766) July 25, 2022