Gjatë një interviste për “News24”, deputeti Saimir Korreshi ka folur rreth propozimeve për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Ai u shpreh se SPAK-u duhet të përqendrohet tek strukturat shtetërore që janë shkrirë me krimin.
Sipas tij, këto ndryshime po bëhen për shkak të një halli të madh dhe lakut që po i ngushtohet qeverisë çdo ditë. Ai shtoi se, nga pikëpamja politike, çdo gjë bëhet për të ngushtuar më tej lakun rreth qeverisë. Në vlerësimin e tij, vepra e pabarazisë në tendera dënohet deri në tre vjet, ndërsa shpërdorimi i detyrës nga një deri në pesë vjet, çka do të thotë se tenderat jepen dhe detyra shpërdorohet për interesa zgjedhore, sepse askush nuk do të burgoset. Kjo situatë, theksoi ai, e ka kthyer shtetin në çorap.
Të lidhura
None found
Kur u pyet nëse hetimet e SPAK-ut janë të rrezikuara, Korreshi u përgjigj se e konsideron këtë si problem dhe se një skenar i tillë është realisht i mundshëm.
Ai konfirmoi se është pozitive që do të hetojnë, por qasja në prova mbetet një pengesë. Sipas tij, dëshmitarët do të frikësohen dhe më pas do të kërkohet shpërbërja e SPAK-ut dhe GJKKO-së. Kjo, shtoi deputeti, është sikur ta marrësh pushtetin me ligj.
Gjithashtu ai nënvizoi se Prokuroria duhet t’i vijojë hetimet, pasi ka vepra penale edhe shumë më të rënda.
Ai theksoi se shteti përballet me një emergjencë dhe kjo e detyron atë të shkojë tek strukturat shtetërore që janë të përfshira në krim.
Duke folur për gjendjen brenda Partisë Demokratike, ai deklaroi se opozita duhet të marrë vendime më të ashpra. Ai kujtoi se ngujimi në parlament ka qenë edhe më parë kërkesë e deputetëve dhe se qëndrimi duhet të ashpërsohet, ashtu siç po vërehet. Ndër veprimet më drastike ai përmendi ngujimin në parlament ose grevën e urisë për ato vendime që imponohen dhe nuk lejohen në kundërshtim me ligjin. Kjo, shtoi ai, është një çështje që po diskutohet dhe tashmë zërat në këtë drejtim janë më të shumtë.
