Në Tiranë është mbajtur këtë mbrëmje protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kërkojnë që Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika. Në pankartat e tyre u shfaqën kritika ndaj qeverisjes dhe mesazhe me tone ironike.
Të lidhura
None found
Disa prej tyre iu referuan fjalëve të kryeministrit gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisjen dhe përparimin e vendit.
Një pankartë vinte në dukje: “Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë”.
Një tjetër i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit: “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”.
Protesta vijon në Tiranë, ku qytetarët po shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkesën për ndryshim politik.
