Foda ndryshon qasjen ndaj Izraelit: 4-4-2 në letër, 3-5-2 në mbrojtje – tetë ndryshimet

Kombëtarja e Kosovës pritet të paraqitet me një qasje tjetër ndaj Izraelit. Në letër, skema duket 4-4-2, por gjatë fazës mbrojtëse ajo mund të shndërrohet në 3-5-2, çka i lejon ekipit të jetë më kompakt kur nuk e ka topin dhe njëkohësisht të ketë më shumë prani në mesfushë.

Të lidhura

None found

Në portë qëndron Amir Shaipi, ndërsa katërshen e prapavijës e përbëjnë Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Milot Avdyli.

Kur Kosova tërhiqet më thellë, kapiteni Vojvoda mund të avancohet ose të ngushtohet, në mënyrë që formacioni të krijojë një linjë me tre mbrojtës dhe t’i japë skuadrës më shumë siguri në fazën e prapavijës.

Në mesfushë janë Ermal Krasniqi, Valmir Matoshi, Dion Kacuri dhe Muharrem Jashari, kurse në repartin ofensiv priten Amir Rrahmani dhe Fisnik Asllani.

Gjatë mbrojtjes, njëri nga lojtarët e krahut mund të tërhiqet në vijën e mesit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ngushtohet për të formuar 3-5-2, me qëllim mbylljen e hapësirave për Izraelin në qendër.

Me këtë, Foda kërkon ekuilibër mes sigurisë në mbrojtje dhe rrezikimit në sulm. Kosova nuk pritet të qëndrojë gjatë gjithë kohës e tërhequr, por të shfrytëzojë momentet për kundërsulme të shpejta, veçanërisht nëpër krahë dhe në hapësirat që mund të krijohen pas linjës së mesfushës izraelite.

Pas disfatës 3-1 ndaj Austrisë, një nga objektivat kryesore të Kosovës është pikërisht të jetë më kompakte dhe më agresive në duelet pa top. Vetë Foda ka theksuar para takimit se dëshiron që skuadra të luajë me agresivitet dhe të kthehet te qasja që pati në fitoren ndaj Irlandës.

Kështu, 4-4-2 në grafik nuk duhet lexuar si një skemë fikse, por si pikënisje e një strukture që ndryshon gjatë ndeshjes.

Në varësi të fazës së lojës, Kosova mund të kalojë në 3-5-2 pa top dhe të rikthehet në 4-4-2 ose në një strukturë më sulmuese sapo të fitojë posedimin.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahis