Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim me Anton Hofreiterin, i cili drejton Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.
Të lidhura
None found
Biseda u përqendrua te zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Abdixhiku nënvizoi se anëtarësimi në strukturat evropiane përbën një interes strategjik për Kosovën. Ai vlerësoi gjithashtu se marrëdhëniet e ngushta me Gjermaninë janë të rëndësishme për përparimin e këtij procesi.
Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u trajtuan edhe mundësi të reja bashkëpunimi, veçanërisht në aspektin parlamentar dhe në thellimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet evropiane.
