Nevoja për ta përforcuar mesfushën, Milanin synon transferimin e yllit danez

Milani është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe trajneri Stefano Pioli i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet të ndërhyjnë.

Gjiganti italian ka treguar interes për mesfushorin danez Pierre Emile-Hojbjerg, i cili po shkëlqen me fanellën e Tottenham Hotspur.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se mesfushori danez ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Spurs në verë dhe Serie A është një kampionat që ai e pëlqen.

Rossonerët janë duke monitoruar situatën e tij dhe të gatshëm që në verë të ofrojnë rreth 20 milionë euro për transferimin e ish-mesfushorit të Bayernit.

28-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë ka zhvilluar 34 ndeshje zyrtare me Spurs, por joë të gjitha nga minuta e parë pasi shpesh herë është lënë në bankën rezervë.

Reprezentuesi danez është i gatshëm të largohet nga Londra dhe përveç Milanit në garë për të janë edhe skuadrat tjera si Juventus, Napoli dhe Olympique Lyon. /Telegrafi/


Shtuar 14.04.2024 11:42

Tags: ,