Barcelona u eliminua nga faza e grupeve të Champions League për të dytin sezon radhazi, dhe 3 vite më parë këtë nuk mund ta imagjinonin. Shumë tifozë tani mendojnë se nuk i vlerësuan mjaftueshëm ato kohë dhe kjo është pikërisht ajo që Messi paralajmëroi në fjalimin e tij në Camp Nou 2019.
Përdoruesi i Reddit MooseSpider u kujtoi fansave të tjerë fjalët e Leos duke shkruar këtë postim:
“Messi kishte të drejtë. Unë ende mendoj se sa shumë e kemi marrë për të mirëqenë kur Messi ishte me ne.
Fitoi La Liga 8 herë në 11 vjet.
Fitoi Champions League 4 herë në 10 vjet.
Çdo vit ata kualifikoheshin në play-off të Ligës së Kampionëve.
Fitonte të paktën një trofe çdo vit (derisa skuadra ra aq larg në 2020 sa që Messi nuk mund t’i mbante të gjithë vetë).
Dhe këtu, në fakt, është vetë fjalimi i Leos:
“Mendoj se duhet të vlerësojmë faktin që fituam La Ligën këtë vit. Për herë të 8-të nga 11. Ndoshta sot nuk e vlerësojmë sa duhet, por pas pak vitesh e kuptojmë se sa e vështirë ishte”.
Barça ka mbetur pa trofe dy herë në tre sezonet e fundit. Që nga ai fjalim, trofeu i vetëm i Messit ka qenë Copa del Rey 2020/21 nën drejtimin e Ronald Koeman. /G.D albeu.com/