Messit i bëhet gjaku ujë, tifozi futet në fushë dhe argjentinasi trembet (VIDEO)

Argjentina luajti ndaj  Xhamajkës në një miqësore ku rezultati përfundimtar ishte 3-0.

Vëmendjen e sfidës e mori një tifoz i cili hyri në fushë. Pasi Messi shënoi golin e dytë, një tifoz vrapoi brenda në fushë duke iu afruar yllit të PSG-së nga pas dhe e trëmbi për vdekje, pasi Messi nuk e kishte mendjen.

Ai i kërkoi Messit një autograf në shpinë, dhe në momentin që ylli argjentinas po e bënte, sigurimi ndërhyri në fushë duke mos e lejuar.

Në një pamje tjetër jashtë stadiumit, shihet tifozi i cili pas shpine ka vetëm shkronjën L./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.09.2022 14:22