Në “hije” pas transferimit të Lukakut, Werner drejt Bayern Munich në janar

Me Lewandowskin në super formë, por me vite që rëndojnë mbi shpinë, Bayerni po shikon për pasuesin.  “Bavarëzët” kanë “pikasur” sulmuesin e Chelsea, Timo Werner dhe po punojnë për të nënshkruar më te verën e ardhmje, pse jo edhe gjatë merkotas së janarit.

Nëse Leva po kalojnë një moment të mrekullueshëm, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Werner i cili ka mbetur totalisht në  “hije” pasi skenën e “Bluve” e ka marrë Romelu Lukaku.

Julian Nagelsmann është një admirues i madh i gjermanit dhe e njeh mirë nga koha e tyre së bashku në RB Leipzig.

Chelsea është i hapur për të larguar të transferuarin e tyre të vitit 2020 nga Leipzig.

Werner dështoi të ambientohej në Premier Ligë pasi mbërriti për një tarifë prej rreth 45 milion funte vitin e kaluar.

Ai ka shënuar 12 gola dhe dha regjistruar 15 asistime nga 52 ndeshje në të gjitha garat dhe nuk e ka bindur Thomas Tuchel dhe klubin e Chelsea. /albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 10:54