Ka pësuar ndryshime lista e Kombëtares së Kosovës, pasi tre futbollistë janë larguar.
Ka qenë Federata e Futbollit e Kosovës që ka njoftuar se për arsye disiplimore janë larguar tre futbollistë nga grumbullimi.
Bëhet fjalë për portierin Aro Muric si dhe Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët”:
“Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”.
Ndërkohë portieri i Dritës, Faton Maloku është bashkuar me Kombëtaren.
“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/