Ndodh në Spanjë: Pas festës së golit shembet tribuna (VIDEO)

Minuta ankthi u përjetuan në futbollin spanjoll pasi një pjesë e e stadiumit Ruta de la Plata u shemb me dhjetëra spektatorë nga Deportivo La Coruaa .

Tifozët e Deportivos festuan në mënyrë euforike golin e minutës së fundit të Alberto Quile , i cili u dha fitoren kundër Zamoras në Grupin 1 të ligës së 3-të spanjolle, raporton La Gazzeta dello Sport.

Pavarësisht ashpërsisë së imazhit, nga Spanja raportojnë se vetëm një person ka mbetur i plagosur, për dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 20:28