Real Madridi luan ditën e nesërme në “Santiago Bernabeu” ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League, ku pret skuadrën gjermane të Leipzig.
“Galaktikët” fituan pastër ndeshjen e parë në transfertë ndaj Celtic, ndërsa Leipzig u “turpërua” nga Shakhtar Donetsk.
Në letër, duket se kundërshtari nuk pritet t’i hapë punë Real Madridit, i cili ka bërë një nisje fantastike të sezonit duke qenë skuadra e vetme në top 5 ligat e Europës që ka regjistruar 5 fitore në 5 ndeshjet e para të kampionatit.
Carlo Ancelotti ditën e nesërme nuk do të ketë në dispozicion për shkak dëmtimesh disa lojtarë të rëndësishëm, si Benzema, Militao dhe Vasquez. Po ashtu gati nuk është as mbrojtësi Odriozola, i cili ende nuk është aktivizuar asnjë minutë këtë sezon me madrilenët.
Kujtojmë që në fundjavë Realin e pret derbi në “Metropolitano” ndaj Atletico Madridit dhe pikërisht kjo është ndeshja për të cilën Karim Benzema me shok po punon për t’u rikthyer edhe pse parashikimet për francezin nuk janë shumë optimiste.
Përballë Leipzig, sulmi pritet t’i besohet sërish treshes, Vini-Hazard- Radrygo, por nuk përjashtohet edhe lënia jasht e belgut, me Rodrygon që do të spostohej në qendër dhe Valverden që do të shtyhej në krah.
Lista:
/albeu.com