Ish-kampioni i botës, Marvin Hagler u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, vdekja e tij erdhi papritmas.
Amerikani e mbizotëroi divizionin e kategorisë së mesme nga viti 1979 deri kur pësoi humbje nga Sugar Ray Leonard në prill të vitit 1987.
“Sot, fatkeqësisht bashkëshorti im Marvelous Marvin vdiq papritmas në shtëpinë e vet këtu në New Hampshire”, ka thënë bashkëshortja e tij Kay Hagler.
Hagler i zhvilloi 67 ndeshje gjatë karrierës së vet profesionale që zgjati 14 vjet.
Ai i fitoi 62 prej tyre, 52 me nokaut, deri barazoi në dy të tjera dhe u mposht tri herë.
Hagler e mbrojti titull suksesshëm plot 12 herë dhe e fitoi në mënyrë të famshme luftën klasike të njohur si “Lufta” kur e mposhti Thomas Hearnsin në prill të vitit 1985. /albeu.com/