NATIONS LEAGUE/ Lista e lojtarëve të grumbulluar të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë

Kur jemi një javë nga ndeshjet e Nations League, trajnerët e kombëtareve janë kujdesur të bëjnë publike edhe listat e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator.

Trajneri i Francës, Didier Deschamp, nuk ka vonuar, teksa ditën e sotme ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar që do t’i ketë nën urdhrat e tij për përballjet me Austrinë më 22 shtator dhe Danimarkën më 25 shtator.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë – Lloris, Maignan, Areola.

Mbrojtësit – Saliba, Clauss, Theo Hernandez, Kounde, F. Mendy, Pavard, Upamecano, Varane.

Mesfushorët – Camavinga, Tchouameni, Guendouzi, Rabiot, Y. Fofana.

Sulmues – Giroud, O. Dembele, Mbappe, Nkunku, Griezmann, Kolo Muani.

 

Gjermania  do të vihet përballë skuadrave si Hungaria dhe Anglia.

Për këto dy sfida kombëtarja gjermane ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar që do të jenë të gatshëm për të zbritur në fushën e lojës, teksa në sy bie grumbullimi i Robin Gosens, i cili rikthehet kështu të japë përsëri kontributin e tij me fanellën e kombëtares.

Portierët – Neuer, ter Stegen, Trapp.

Mbrojtësit – Bella Kotchap, Ginter, Gosens, Kehrer, Raum, Rudiger, Schlotterbeck, Sule.

Mesfushorët / Sulmuesit – Brandt, Gnabry, Goretzka, Gundogan, Haverts, Hofmann, Kimmich, Muller, Musiala, Nmecha, Reus, Sane, Werner.

 

Anglia ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e fundit që do të luhen në Nations League.

“Tre Luanët” do të përballen me Italinë më 23 shtator, ndërsa do të presin në shtëpinë e tyre Gjermaninë më 26 shtator.

Për këto dy duele trajneri Gareth Southgate ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar, që do t’i ketë nën urdhrat e tij.

Mes grupit me 28 lojtarëve ndodhet edhe emri i sulmuesit të Brentford, Ivan Toney, ndërsa ka edhe një rikthim në skuadër për mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Eric Dier.

Dyshja e Manchester United, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho nuk janë ftuar.