Nasri ka gjetur një zgjidhje për Ronaldon

Thashethemet thonë se Cristiano Ronaldo ende shpreson të largohet nga Manchester United para mbylljes së merkatos së verës. Ylli portugez dyshohet se nuk dëshiron të kalojë një sezon pa Champions League në moshën 37-vjeçare.

Shtypi e lidhi Cristiano Ronaldon me shumë klube, veçanërisht me Marsejën. Ish-lojtari Samir Nasri ka gjetur një zgjidhje për portugezin.

“Kam një zgjidhje për Ronaldon. Ai e ndërpret kontratën me Manchester United për gjashtë muaj dhe Marseille po bën përpjekje për ta nënshkruar. Dhe Ronaldo vjen për të luajtur në Champions League. Sulmi i Cristiano Ronaldos-Alexis Sanchez duket mirë”, tha Nasri për Canal+. /albeu.com/


Shtuar 23.08.2022 19:17

Tags: ,