Klubi brazilian i Gremios ka arritur marrëveshje me Luis Suarez dhe e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i kontratës për të zyrtarizuar marrëveshjen dhe prezantimi i sulmuesit uruguaian do të arrijë javën e ardhshme.
Për këtë janë të bindura mediat vendase, sipas të cilave klubi tashmë ka nisur printimin e fanellave me numrin 9 dhe emrin e lojtarit, duke parashikuar një nxitim për blerje nga tifozët pas njoftimit dhe prezantimit, që duhet të bëhet në “Arena Gremio”.
Të lidhura
None found
Suarez, 35 vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare. /G.D albeu.com/
