VIDEO/ Zbulohet “laboratori” i diplomave false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari, qindra dokumente të falsifikuara universitare dhe licenca profesionale (EMRI)

Policia e Tiranës, ka zbuluar një ambient të fshehtë të kthyer në laborator për falsifikimin e diplomave dhe dokumenteve zyrtare, gjatë operacionit të koduar “Laboratori”.

Në pranga ka rënë një 51-vjeçar, Abas Tafa, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në Zall-Bastar u gjetën qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara, përfshirë diploma shkolle, universitare dhe licenca profesionale.

Të lidhura

None found

Sipas Policisë, ambienti ishte i pajisur posaçërisht për prodhimin e këtyre dokumenteve të paligjshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Laboratori”.

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.

Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në pranga një shtetas.

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51-vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar më 10.04.2026 15:32

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş