Gerrard përgatit goditjen e katërt të madhe në merkato

Luis Suarez është në orbitën e Aston Villas. Sulmuesi i cili tashmë ka konfirmuar largimin e tij nga Atletico Madrid, është një nga opsionet e klubit anglez në këtë merkato dimërore. Sipas The Telegraph, uruguaiani është pjesë e planeve të revolucionit të Gerrard.

Suarez do të mbërrinte si lojtar i lirë pasi të përfundonte kontratën e tij te Los Colchoneros. Trajneri dhe lojtari e njohin njëri-tjetrin në mënyrë perfekte që kur kanë luajtur së bashku te Liverpool.

Nuk është guri i parë që Aston Villa lëviz në këtë merkato që sapo ka nisur. Pak orë më parë u zyrtarizua ardhja e Diego Carlos nga Sevilla dhe pak ditë më parë ajo e Kamara. Përveç kësaj, ai ra dakord edhe për transferimin e Coutinhos, i cili ishte i huazuar nga Barcelona këtë sezon. /albeu.com/


Shtuar 27.05.2022 12:56