Muller: Lewandowski meritonte Topin e Artë

Thomas Müller nuk e priti mirë dështimin për t’i dhënë Topin e Artë shokut të skuadrës Robert Lewandowski dhe premton të “marrë hak” duke mundur Barcelonën të mërkurën e ardhshme.

Mesfushori sulmues gjerman shkroi në Linkedin : “Nga këndvështrimi i bavarezëve, gjermanëve dhe polakëve, ceremonia ishte sigurisht një zhgënjim. Megjithatë, nuk jam i befasuar, sepse diçka e ngjashme ndodhi në 2013, kur Ribery e meritonte. Kemi lojtarë të mrekullueshëm në Bundesligë, por me sa duket duhen më shumë suksese ndërkombëtare për të pasur njohje botërore.

Ky është një motiv i madh për mua, do të përpiqemi të sjellim Champions League në Monaco. Ne fillojmë të mërkurën e ardhshme, në ndeshjen kundër Barçës”./h.ll/albeu.com


Shtuar 1.12.2021 14:46