Mykhailo Mudryk në dukje ishte i mërzitur kur një tifoz i Chelseat i kërkoi të punonte shumë për të përmirësuar performancat e tij pas humbjes 4-2 ndaj Wolves.
Anësori ukrainas u ul në stol për ndeshjen, por hyri në lojë në pjesën e dytë për të zëvendësuar Raheem Sterlingun.
Për meritën e tij, Mudryk në fakt krijoi asistimin për golin e Thiago Silva dhe bëri një punë të mirë në paraqitjen e tij.
Pavarësisht kësaj, tifozi i quajtur ‘FedorSneaks’ i dërgoi mesazh në Instagram duke i kërkuar anësorit të punonte në më shumë seanca një kundër një dhe të përmirësonte nivelet e tij të performancës.
Sidoqoftë, në vend që ta injoronte këtë, Mudryk u detyrua të përgjigjej dhe e sfidoi atë në një duel.
Ai u përgjigj: “Ejani të luani 1 kundër 1. Për 10 mijë paund”. Tifozi i Chelseat refuzoi të hynte në këtë bast, duke i kërkuar vetëm që ta përmirësonte formën e tij.
Anësori ukrainas ka bërë 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë tre asistime. /Telegrafi/