Mourinho përgatit operacionin “fshesa” tek Roma, 5 lojtarë “ekspuls” nga portugezi

Mbrëmja e djeshme për romakët do të mbetet gjatë në mendje por edhe për teknikun portugez për arsye se është hera e parë që pëson këtë shifër golash.

Pas ndeshjes së djeshme ai ka folur duke prekur disa situata shqetësuese por theksoi dhe diçka për 5 lojtarë.

Sipas Mourinhos , Borja Mayoral, Villar, Diawara, Reynolds dhe Kumbulla ishin lojtarët me paraqitjen më të keqe dje në fushë.
E ardhmja për këto lojtarë është larg kryeqytetit dhe me shumë mundësi do të largohen që në janar./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 12:32