Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. “The Sun” shkruan se José Mourinho ka kontaktuar Cristiano Ronaldon për të vlerësuar interesin e tij për një lëvizje të mundshme në Turqi te Fenerbahçe.
Trajneri portugez dëshiron të ribashkohet me ish-lojtarin e tij te Reali i Madridit dhe beson se përvoja e Ronaldos dhe aftësia për të shënuar gola mund të jenë një aset i rëndësishëm për ekipin e tij.
Mourinho e ka pyetur portugezin: “A je i lumtur atje? Po flitet se do të largohesh. Nëse po, do të dëshironit të vini në Fenerbahce?”.
Megjithatë, një lëvizje te Fenerbahçe do të ishte një “sakrificë” për Ronaldon, që duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës, pasi paga e tij aktuale në Al-Nassr është dukshëm më e lartë se ajo që mund të ofronte çdo klub evropian.