Beniada gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania” ka shprehur dëshirën për të jetuar në Shqipëri dhe për të qenë pjesë e televizionit. Kështu, asaj i është bërë kjo ëndërr realitet pasi “vëllai i madh” e ka surprizuar. Për ta realizuar këtë ajo doli nga shtëpia dhe shkoi në studion e “Procesi Sportiv”.
Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e tjerë. Manushi i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati të suksesshëm televiziv.
“Ne duam që ti të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”.
Ajo pranoi dhe u shpreh se kjo gjë e emocionoi pa masë.