Morën kupën me vete, 450 italianë largohen menjëherë pas ndeshjes përmes portit të Durrësit

Roma ka arritur të triumfojë në finalen e Conference League përballë Feyenoord e cila i luajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, mësohet se një numër prej 450 tifozësh italinë kanë hipur në autobusët e tyrë në kryeqytet dhe janë nisur drejt portit të Durrësit ku i priste trageti i linjës Durrës – Bari.

Ai u nis në orën 03:00 të mëngjesit dhe është duke lundruar së bashku me entuziazmin e fitores.

Një pjesë tjetër është larguar me makina personale, disa të tjerë janë drejtuar drejt Rinasit dhe një numër tjetër kanë qëndruar nëpër hotelet e tyre, për t’u larguar gjatë ditës së sotme./albeu.com