Momente intime dhe puthje pasionante, Diletta Leotta dhe Can Yaman kapen “mat” në jaht (FOTO LAJM)

Diletta Leotta dhe Can Yaman po shijojnë pushime të nxehta dhe pasionante në Turqi. Çifti i njohur janë kapur mat në momente imtime në një jaht luksoz në Bodrum.

Gazetarja sportive dhe aktori duket se nuk i rezistojnë njëri-tjetrit dukë shkëmbyer puthje të nxehta. Në foto, Diletta Leotta shihet në një moment e shtrirë mbi trupin e Can Yaman.

Këto imazhe hot tregojnë se lidhja e tyre nuk është thjesht për marketing, siç është cilësuar në disa media. Thashethemet se çifti ishin së bashku nisën pasi aktori publikoi foto me prezantuesen italiane në rrjetet sociale.

Ai ndodhej në Itali për të xhiruar skenat e filmit Sandokan, megjithatë disa e konsideruan thjesht një lojë marrëdhënien e tyre.

Më parë Diletta Leotta ka qenë në një lidhje me futbollistin Zlatan Ibrahimović, ndërsa vitin e kaluar u nda nga boksieri Scardin Daniele Toretto.

Diletta është një nga prezantueset televizive më të pëlqyera në vendin e saj, por edhe jashtë vendit, dhe vitet e fundit ka mbajtur edhe titullin e një prej më të bukurave në industrinë e saj.


Shtuar 16.07.2021 11:45