Franca u përball me Koracinë mbrëmjen e djeshme ku triumfoi kjo e fundit me shifrat 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Luka Modric me anë të një penalltie.
Pikërisht mesfushori i Real Madrid pas ndeshjes bisedoi me Kylian Mbappe, ku nuk nguroi t’i kërkonte edhe fanellën yllit të PSG-së.
Sulmuesi francez “tradhëtoi” “Los Blancos” pasi vendosi të rinovonte kontratën me PSG-ne edhe pse me madrilenët kishte një marrëveshje paraprake. Kjo i zemëroi të gjithë në Madrid.
Një nga ata që nuk ia falën shkeljen e marrëveshjes me Realin është edhe gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol, i cili në një emision u shpreh i zhgënjyer me Luka Modricin.
Luka Modrić asked Kylian Mbappé for his shirt after France vs Croatia. Josep Pedrerol’s rage has no bounds and Guti (yes, that Guti) is riling him up. pic.twitter.com/3WbySAD112
— El Chiringuito in English (@ElChiringuitoEN) June 13, 2022
Përkatësisht, kombëtarja kroate iu afrua Mbappes dhe i kërkoi fanellën. Gazetarja spanjolle nuk mundi të pajtohej me këtë gjë. Pedrerol nuk u ndal me kaq. Gazetari tha se gjesti i mesfushorit kroat ishte i tmerrshëm.
“A është e vërtetë ajo që po më thoni? Modric kërkoi fanellën e Mbappes? Çfarë? Si mund t’i kërkoni Mbappes një fanellë? Ai është një njeri që tradhtoi Realin. Modric është një lojtar i Real Madridit, dhe Mbappe u tall me lojtarët e Madridit dhe ai kërkon fanellën e tij. Është shaka, apo jo?
Modric po kërkon një fanellë nga njeriu që tradhtoi Realin shtatë ditë para se të vinte. Sinqerisht, jam në shok. Nuk dija asgjë për këtë”, ka thënë Pedrerol i zhgënjyer.