Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë ka bërë të ditur se ka zhvilluar një stërvitje të përbashkët me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën stërvitore Hohenfels, në Gjermani.
Të lidhura
None found
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të stërvitjes “Saber Junction 26”, ku ushtarët e Kosovës u përfshinë në trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, të njohur si OPFOR.
Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim t’u jepte forcave aleate dhe partnere mundësinë të përballeshin me skenarë të ndryshëm nën presion, duke rritur aftësinë për përshtatje dhe reagim në situata luftarake.
Trajnimi u siguroi gjithashtu pjesëmarrësve përvojë praktike në kushte reale, ndërsa kontribuoi në përmirësimin e shkathtësive luftarake dhe të reagimit nën presion.
Njoftimi i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë u publikua edhe nga FSK-ja në profilin e saj zyrtar.
