Partizani ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Bylisit në kuadër të javës së 8-të të “Abissnet Superiore”.
Në “Arena e Demave” gjithçka u zgjidh nga një mbrojtës, nga Preka, i cili në zhvillimin e një goditje këndi arriti të godasë saktësisht me kokë.
Një fitore minimale në një ndeshje ku nuk munguan rastet, por finalizimi la shumë për të dëshiruar.
Me këtë fitore skuadra e Partizanit ngjitet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me 5 pikë në vendin e parafundit.