Milinkovic-Savic: Më duket e pabesueshme të shikoj Inzaghin sot kundër nesh, pas ndeshjes do e përqafoj

Mesfushori serb është shprehur para ndeshjes kundër Inter-it sot në Romë.

Milinkovic-Savic ende nuk i besohet se ish-tekniku i tij Inzaghi do të ndodhet sot në anën tjetër të pankinës kunder ekipit të tij, Lazios.

“Do të jetë një ndjesi ndryshe sot ta shikoj Inzaghin në drejtimin e një ekipi tjetër e jo tek ne.

Kemi kaluar 5 vite bashkë ku më ka mësuar shumë dhe më ka rritur shumë si lojtar.

Ai ka bërë shumë për të gjithë ne dhe do të jetë e vështirë sot ta shikojmë në anën tjetër të fushës dhe jo pranë nesh.

Pas ndeshjes do ta përqafoj”, kështu është shprehur mesfushori serb.

Simone Inzaghi rikthehet sot ne Olimpico për të sfiduar ish-ekipin e tij në orën 18:00.


Shtuar 16.10.2021 10:28