Milan primare ka një transferim të një qendërmbrojtësi për të zëvendësuar Kjaerin pasi danezi është i dëmtuar.
Por tashmë Pioli është në kërkim edhe të një sulmuesi. Emri i preferuar është ai i Muriel, sulmuesit të Atalantës. Zikaltërit kanë mbyllur transferimin e Bogas nga Sassuolo dhe kështu për Muriel do të ketë më pak hapësirë në fushën e lojës.
Gazetari Gianluigi Longaro raporton se Milan tashmë i ka kërkuar informacione Atalantës rreth Muriel. Milan është përpjekur në vitin 2019 për ta transferuar kolumbianin por nuk pati sukses./ h.ll/albeu.com