Një i ri 29-vjeçar mbeti i plagosur në këmbë pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri pasditen e 08.09.2026, në qytetin e Krumës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:10, në zonën e njohur si “Kryqezi i Spitalit”.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, J. A., banues në Krumë, u plagos gjatë një konflikti të dyshuar për motive të dobëta.
Të lidhura
None found
Pas incidentit, personi i dyshuar si autor është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimin e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria, po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
