“Mezi pres të luaj në Tiranën time”, Kumbulla rrëfehet para finales

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, dhe i Romës, Marash Kumbulla, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për DAZN, në prag të finales së Ligës së Konferencës që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë.

Nga një arenë në tjetrën. Nga Verona në Romë . Shqiptari është një nga fytyrat më intriguese të Serisë A. Klubi verdhekuq është i sigurt për të, i cili pas një periudhe ambientimi tani gëzon edhe cilësinë e tij. Ëndrra e Kumbullës është të ngrejë trofeun e parë europian të karrierës në shtëpinë e tij në Tiranë.

Finalja e Konferenc Ligës- Mezi pres të luaj në Tiranën time. Kur të shkojmë, do të jetë bukur të jem aty ku luaj me kombëtaren e Shqipërisë.

Atmosfera- Jemi shumë të bashkuar. Ne mbulojmë njëri-tjetrin. Mançini flet shumë, na duhet një figurë e tillë.

Raporti me Murinjon- Nëse ndodh diçka në ndeshje, Mou merr video nga kamerat dhe tallet me humbësit. Ai është shumë i mirë në dhomat e zhveshjes. Kur humb, më mirë jo… Mourinjo është një njeri i drejtpërdrejtë. Kur gjërat shkojnë keq e thotë pa problem. Çfarë duhet të dish ai e thotë dhe nuk të vjen në vesh nga askush tjetër.

Humbja ndaj Bodo Glimt- Duhen marrë ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar. Mendoj për humbjen me 6 gola ndaj Bodo Glimt në tetor. Ende përpiqem të kuptoj për të kuptuar se çfarë ndodhi, kishte kaq shumë komponentë.

Kisha kohë që nuk luaja, ishte një nga ndeshjet e para, kushtet e fushës, i ftohti. Nuk janë justifikime, por ishte mjaft e vështirë. Është situata në të cilën mësova më shumë. Të nesërmen mendova se duhet të ngrihesha menjëherë dhe të tregoja se nuk isha ai. Ishte vetëm një aksident, nuk janë ato vlerat e mia.

Sulmuesi më i fortë? Vitin e kaluar dhe dy vite më parë, Lukaku. Me të ishte një sprovë. Më pëlqente të luaja kundër tij. Shpresoja të zgjaste më shumë, por ishte e vështirë. Është e pamundur ta lëvizësh atë, nuk di nga t’ia kapësh topin, pastaj është edhe i shpejtë.


Shtuar 20.05.2022 20:50