Deputetja Sllavjanka Petrovska ka deklaruar në rrjetet sociale se prej disa ditësh po përballet me kërcënime serioze, të cilat, sipas saj, synojnë ta ndalojnë të kërkojë reforma dhe vetting në LSDM.
Të lidhura
None found
Petrovska foli gjithashtu për një koordinim të mundshëm në deklaratat publike të aktorëve politikë, duke përmendur Venko Filipçen, Vlado Misajllovskin dhe OBRM-PDUKM-në.
“Prej ditësh, nga Bihaçka marr kërcënime që të hesht për kërkesën time për reforma dhe vetting në LSDM, përndryshe do të shoh se çfarë do të më ndodhë. Dhe shihni sinkronizimin: Venko Filipçe dje në konferencë, Misajllovski në intervistë, ndërsa OBRM-PDUKM-ja sot në mëngjes në konferencë me të njëjtat teza dhe sulme. A mund të ketë dëshmi më të madhe për marrëveshjen mes tyre dhe për nevojën e qartë që të mbrohet investimi më i mirë i OBRM-PDUKM-së në Bihaçka, që është Venko Filipçe? Për këtë qëllim po përdoren të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime që u shpërndanë edhe një vit më parë”, deklaroi Petrovska.
Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente që të kontrollojnë gjetjet, ndërsa Filipçen dhe Misajllovskin i ftoi në një përballje publike.
“Publiku meriton ta mësojë të vërtetën. I bëj thirrje institucioneve kompetente që sa më shpejt t’i verifikojnë gjetjet, ndërsa Misajllovskin dhe Filipçen i ftoj në një ballafaqim televiziv për këtë çështje, veçmas ose së bashku, ashtu siç veprojnë, njëri pas tjetrit”, u shpreh Petrovska.
