Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie pas vendimit për vënien në qarkullim të 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike, njoftoi drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.
Të lidhura
None found
Birol tha se gjatë ditës u mbajt një takim me liderë botërorë, ku u bë e ditur se do të rifillojë furnizimi i tregut me 100 milionë fuçi naftë.
Sipas kreut të IEA-së, ndikimi i këtij vendimi është reflektuar tashmë në tregje, ku çmimet kanë nisur të ulen. Ai shpreson që masa të ndikojë pozitivisht në ekonominë globale dhe në Turqi.
deklaratat e tij u bënë në Stamboll, në një konferencë kushtuar financimit të transformimit energjetik dhe rrugëtimit të Turqisë drejt COP31, konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
