Në aeroportin e Zyrihut, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, Policia Kantonale e Zyrihut, në bashkëpunim me Zyrën Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, ka sekuestruar më shumë se 1300 kilogramë lëndë narkotike dhe ka arrestuar 27 persona. Njoftimi u bë publik të premten pasdite.
Të lidhura
None found
Ndër të arrestuarit janë 18 burra dhe 9 gra, të cilët vijnë nga gjithsej 15 shtete të ndryshme.
Në një rast të veçantë, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Zyrihut, zbuluan në valixhen e një pasagjeri disa karamele Lollipop dhe produkte të tjera ushqimore që ishin mbushur me më shumë se një kilogram kokainë. Pasagjeri udhëtonte nga Sao Paulo drejt Dublinit.
Sipas policisë, kontrabandistët kishin udhëtuar drejt Zyrihut në 15 raste nga Bangkoku, në katër raste nga Tel Avivi, në tri raste nga São Paulo, si dhe nga një rast nga Hong Kongu, Toronto, Phnom Penh, Barcelona dhe Johanesburgu.
